Humb jetën një tjetër shqiptar në Itali ‘Smart-i’ i drejtuar nga 30-vjeçari përplaset kokë më kokë me një makinë

866
0

Një tjetër aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një tjetër shqiptar. Mësohet se aksidenti i rëndë u regjistrua në Gaeta rreth orës 19:30 në rrugën rajonale të Flacca-s ku humbi e 30-vjeçari shqiptar, Dhimitër Shini.

Makina tip “Smart” me të cilën po udhëtonte 30-vjeçari u përplas kokë më kokë më një makinë tjetër tip “Opel Corsa”. Nga përplasja shqiptari mori plagë të rënda të cilat i morën jetën. Gjithashtu nga aksidenti u plagosën dy persona të cilët po udhëtonin me makinën tjetër të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Ky është aksidenti i dytë bredna pak dy ditësh që i merr jetën një shqiptari. Më 16 mars humbën jetën edhe dy të rinj të tjera shqiptar pasi u aksidentuan në Itali.