Xhensila shtatzënë, Bes Kallaku: Ardhsh me bekimin e Zotit..

581
0

“Kur dy bëhen tre”, kishte shkruar Xhensila në Instagram, gjë që nxiti reagime të shumta nga fansat e çiftit të popullarizuar të skenës shqiptare.

Dhe natyrisht se tejet i gëzuar është shprehur komiku i shndërruar në këngëtar, Bes Kallaku.

“Kur jetën ta bekojnë të mirat që vijnë, edhe mbi të gjitha ata qe t’i sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit”, shkruan në një postim të Besit që shoqërohet me fotografinë e përbashkët me gruan e tij.

“Jetë që sjell jetë”, është përshkrimi i një tjetër fotografie, në të cilën Kallaku ka pozuar me Xhensilën.
Pas lidhjes disavjeçare, në shtator të vitit të kaluar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre dhe tashmë do të bëhen edhe prindër.