Humbi fëmijën, ndërron jetë në moshë të re Klodiana Ajazi

713
0

Drejtoresha e Dhomës Ekonomike të Gruas, Klodiana Ajazi ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Dhoma Ekonomike e Gruas ku shkruan se “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”.

Klodiana Ajazi prej disa javësh ndodhej në gjendje kritike për jetën, pas një komplikacion si pasojë e humbjes së fëmijës.

Në gjendje kritike për jetën, Ajazi u dërgua në në Stamboll për trajtim të specializuar. Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët e Klodjana Ajazit nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht.

Për këtë arsye u hap dhe një GoFundMe për te mbledhur shumën prej 150 mijë euro për kurimin dhe shpëtimin e saj.

Fatkeqësisht trajtimi i specializuar dhe mjekimi në Stamboll nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj.

“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë.

Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore.” – shkruan Dhoma Ekonomike e Gruas.