Goditët me thikë nipi i Lefter Kokës, humb jetën teksa dergohej ne spital

1605
0

Personi që mbeti i vrarë ditën e sotme në Durrës pasi e goditën me thikë është nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. 

Mësohet se Halil Koka, u godit me thikë nga autori i dyshuar, Ilir Koçilja dhe për pasojë humbi jetën teksa dërgohej për në spital. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 4, te qytetit të qytetut të Durrësit, rreth orës 12:30.

Ndërkohë, zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po bëhet krehja e saj me qëllim kapjen e autorit. 

Ish-ministri Lefter Koka ndodhet aktualisht pas hekurave pasi është dënuar me 6.8 vite burg për akuzat për korrupsion e pastrim parash për çështjen e inceneratorëve.

Koka ka qënë me precendtë të mëparshme penale, vepra për të cilat ka kryer edhe dënim herë pas here. Pesë vite më parë ai aksidentoi me makinë 3 persona, 2 prej të cilëve humbën jetën. Ndërkohë që ka qenë i skeduar edhe në fushën e narkotikëve.