Nënë e bir rrahin nusen e shtëpisë, arrestohet 24-vjeçari! Vjehrra nën hetim

204
0

Një rast tjetër dhune ka ndodhur në fshatin Kuturman të Elbasanit.

I riu 24-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Por përveç dhunës nga bashkëshorti, ajo është dhunuar dhe nga vjehrra.

Pas denoncimit, edhe vjehrra 52-vjeçare L.A është vënë nën hetim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.