Shoqja e Suela Saliaj tregon arsyen e vrasjes nga ish partneri: E bëri nga xhelozia pse ajo ishte e lumtur edhe pa të. 3-4 ditë para ai..

478
0

Emisioni “Jetë Shqiptare” në RTSH ka sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së 32-vjeçares Suela Saliaj nga ish-bashkëshorti, Renato Muhaj, ngjarje e ndodhur në Florida të SHBA.

Në një intervistë ekskluzive, mikesha e Suelës ka treguar se ajo dhe ish-bashkëshorti kishin marrëdhënie shumë të mira edhe pas ndarjes. Ajo shprehet se ata dilnin shpesh me njëri-tjetrin dhe se ai kishte edhe çelësin e shtëpisë së 32-vjeçares.

Lidhur me motivet që mund ta kenë shtyrë Muhajn drejt veprimit të rëndë, ajo shprehet se mund te ketë qenë xhelozia, pasi Suela ishte shumë e lumtur me jetën e saj, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie tjetër.

Po ashtu, mikesha e 32-vjeçares shprehet se pak dite para ngjarjes, Muhaj kishte shprehur gjendje të rënduar psikologjike

Suela ka qenë një vajzë shumë e mirë, na bëri përshtypje që ai vajti deri në atë fazë sa donte ta vriste. Ata kishin marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes. Ajo e  linte me vajzën shumë herë, dilnin bashkë për darkë apo drekë. Një nga gjërat që ndoshta atë e ka bërë që të veprojë në atë mënyrë ka qenë fakti që ajo vazhdonte shumë mirë në jetën personale, jo sepse kishte marrëdhënie, por nga ana e punës. Ishte në një fazë që ajo ishte shumë e lumtur në jetën e saj sado që nuk ishin bashkë dhe kjo e ka bërë atë që të ketë një lloj xhelozie. Besimi mes tyre ishte i fortë sepse ajo i kishte dhënë lejen të vinte në shtëpi sa herë të donte ai sepse kishte çelësin. Ndryshimi i tij ka ndodhur 3-4 ditë para ngjarjes, ai ishte në një fazë jo të mirë psikologjike, nuk ishte shumë me realitetin, ishte i papërqendruar, fliste gjëra që nuk kishin kuptim. Kjo na bëri të mendojmë që nuk është mirë nga ana psikologjike dhe i kërkuam të kontrollohej, por nuk pranoi. Nuk e menduam kurrë se do bënte diçka të tillë që do vriste Suelën. Ne kishim frikë se mos i bënte diçka vetes”, u shpreh ajo.