U vra nga ish-partneri në Amerike, familja kërkon ndihmë për varrimin e Sueles dhe kujdesin e vajzës

424
0

Mëngjesin e ditës së hënë (29.01.2024), Suela Saliaj u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj 34-vjeçar Renato Muhaj. Ndërkohë që familja e Suelës kërkon ndihmë për shpenzimet e varrimit të saj, teksa ajo do të përcillet në banesën e fundit. Gjithashtu kërkohet solidarizimi i shqiptarëve në mënyrë që të japin kontributin për vajzën e saj Alessia.

Linku GoFoundMe

Theksojmë se vajza e vogël i raportoi policisë se ishte dëshmitare e vrasjes së nënës së saj nga babai i saj, dhe se ishte rrëmbyer dhe detyruar të largohet nga shtëpia nga Renato Muhaj. Ajo i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit. E vogla, gjithnjë sipas mediave atje, i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”

THIRJA PËR NDIHMË:

Të dashur miq dhe familjarë, ne bashkohemi në një kohë pikëllimi për të kërkuar mbështetjen tuaj ne lidhje me shpenzimet e varrimit dhe kujdesin e Alessias. Cdo gje i dedikohet kujtimit të Suelës sonë të dashur. Bujaria juaj gjatë kësaj kohe të vështirë do të na ndihmojë të nderojmë kujtimin e saj dhe të sigurojme nje stabilitet per vajzen e saj të çmuar. Faleminderit që jeni burim ngushëllimi dhe mbështetjeje. Suela ishte jeta jonë, gëzimi ynë, vajza, motra, kushurira, shoqja e ngushte, mami më e mirë ne bote për Alesian. Të gjithë do ta kujtojnë atë si shpirtin më të dashur, nënën më të përkushtuar, kolegen e dashur. Cdo person qe pati fatin te njihte Suelen, e di qe ajo adhuronte natyren, adhuronte te udhetonte, dashuronte jeten dhe kalonte cdo moment te dites me njerzit e saj me te dashur. Gjithmone do kujtojme momentet kur kercente me Alessian dhe ishte plot jete. Suela do te na mungoje pa mase. Familja eshte ne zi dhe akoma te pamundur te besojne kete lajm. Detajet mbi daten dhe oren e sherbimit funeral per ne banesen e fundit do te postohen ne ditet ne vijim. Faleminderit!

Familja e Muke dhe Pranvera Saliaj