Trashëgimtarja e pasur e Top Channel, Lori Hoxha flet më në fund për dasmën e shumëpërfolur, zbulon detajet si u njoh me Vis Bajraktarin

987
0

‘’Dasmë në familjen Hoxha’’ apo ‘’Cila nga vajzat e pasura të Top Medias do të veshë fustanin e bardhë’’ ishin disa prej titujve kryesorë që pushtuan ditën e djeshme të gjitha portalet dhe shtypin rozë. Lajmi i publikuar nga e përditshmja ”Dita”, e cila aludonte me siguri se trashëgimtarja e pasur e Top Channel, Lori Hoxha do t’i jepte fund beqarisë sivjet në një ceremoni në liqenin e Como-s, është mohuar kategorikisht nga kjo e fundit.

Madje në një intervistë për emisionin radiofonik ”You and Me” Lori tha se çfarë nuk kishte lexuar këto ditët e fundit, madje edhe çudira të tipit se dy motrat do të martoheshin në një ditë. ”Me pak fjalë, do të jetë super katunari”, – u shpreh ajo.

Ndonëse bloggerja e njohur është treguar gjithmonë e kujdesshme që jeta e saj personale të mbetet jashtë vëmendjes së shtypi rozë, kjo është edhe arsyeja kryesore përse në rrjetet sociale ajo zgjedh të mos ekspozojë kurrë fotografi apo video me partnerin, ka zgjedhur të flasë më në fund për historinë e saj të dashurisë.
”Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mirë. U afrua me familjen time. Po për të nuk dua të flas, sepse dua të ecë vetë, më mjafton babi”,- ka treguar vajza e parë e themeluesit të Top Medias.