E trishte/ 17-vjeçarja shqiptare gjendet e varur, la një shënim ku shpjegonte arsyen

10610
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në Rizari të Bashkisë Edessa, ku e mitura është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj, nga familjarët. Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edesë dhe mjekët pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot.

Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës. Mediat greke raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.

Për ngjarjen tragjike po kryen hetimet paraprake nga Policia. Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal.