“Qeshi kur e pyeta pse ma përdhunove vajzën”, dëshmia e babait që vrau kunatin: Këmbëza e armës u tërhoq kur…

30934
0

“Po i bërtisja dhe e pyeta pse më përdhunoi fëmijën, ndërkohë ai po tallej me mua. E futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”.

Me këto fjalë, 50-vjeçari Fatmir Talellari që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare, ka nisur dje dëshminë e tij. Babai 50-vjeçar, është lënë përkohësisht në arrest shtëpie në banesën e vajzës së tij, deri në momentin që këshilli gjyqësor të vendosë për gjykimin ndaj tij.

Në Prokurori ai ka përshkruar të gjithë “makthin” e nisur më 7 janar, kur u informua nga pronarja e shtëpisë ku vajza e tij qëndronte për të vazhduar studimet, se nuk e kishte paguar qiranë. Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos dhe kur si baba e telefonoi për t’i kërkuar një shpjegim, por ajo nuk iu përgjigj. Menjëherë babai u nis dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë, do t’i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim, ku ajo shihej lakuriq.

Në fillim vajza nuk ia zbuloi identitetin personit që e kishte përdhunuar dhe babai e mbështeti atë duke i qëndruar në krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog.

Babai shqiptar fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Ai u fiksua për të zbuluar se kush e kishte abuzuar seksualisht vajzën e tij, sipas raportimeve të tij tek zyrtarët e gjykatës.

Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj. “E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”. Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Nuk po gjente dot qetësi dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. 50-vjeçari nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka kërkuar gruas të tij ta telefononte dhe t’i kërkonte që ta ndihmonte të ndryshonte gomën e makinës, pranë hyrjes së Volos.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. “Pse ma dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. 33-vjeçari Erjon Pelivani pa armën që Fatmiri kishte me vete, dhe jo vetëm që nuk i dha asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe vrapoi duke ndryshuar drejtim dhe tentoi ta sulmonte për t’i rrëmbyer armën,

Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë. Por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj ata u përleshën. Sipas 50-vjeçarit, kuanti kishte tentuar 33-vjeçari ti merrte armën  dhe gjatë përleshjes është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje.

Ai u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas është dorëzuar…