“Përbindëshi” amerikan zbarkon në Greqi pas tensioneve me Turqinë (VIDEO)

660
0

Flota e Gjashtë Amerikane është tashmë në Egjeun Lindor pas tensioneve mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros, ndërkohë që në zonë është afruar anija e gjeneratës më të fundit të SHBA-ve.

Ajo është një anije e shpejt transporti dhe ka një dizajn krejt tjetër nga ato që janë prodhuar deri më tani duke i mundësuar që të lundrojnë edhe në ujëra të cekëta me shpejtësi të madhe që shkon deri në 49 milje në orë, shkruan Albeu.com.

Mediat greke bëjnë me dije se anija është pozicionuar në portin e ishullit Syros dhe pritet të vijojë misionin më në jug të Egjeut.