E pazakonte/ Tornado i shkatërroi shëpinë, foshnja 4 muajshe gjendet shëndoshë e mirë në një pemë

236
0

Një foshnje 4 muajshe është gjetur gjallë në një pemë të rrëzuar, pasi një tornado i fuqishëm shkatërroi shtëpinë dhe mori me vete djepin së bashku me djalin brenda. Ngjarja ndodhi në Tenesi të Shteteve të Bashkuara, ndërsa nëna e vogëlushit thotë se të birin e ka ruajtur Zoti. Sydney Moore ndodhej në shtëpi me dy fëmijët dhe të shoqin, në momentin kur tornado erdhi pranë shtëpisë së tyre lëvizëse. Me t’u shkatërruar çatia, djepi ku qëndronte vogëlushi u mor nga furia e tornados, ndërsa i ati s’mundi ta mbajë dot pranë vetes.

“Një pjesë e tornados zbriti tek shtëpia dhe ngriti lart djepin me djalin tim brenda. Djepi ishte i pari objekt që u ngrit larg”-tregoi Sydney Moore, raporton BBC.

Babai i fëmijës u hodh për të kapur djepin, por edhe ai u ngrit në ajër nga furia e tornados. Nëna ndërkohë iu afrua djalit tjetër 1 vjeçar dhe e shtrëngoi në krahë.

“Diçka sikur më shtyu të hidhem e të mbuloj me trup djalin. Në momentin që u hodha drejt tij, muret e shtëpisë u rrëzuan. Në ato momente sikur po shtypesha, nuk merrja dot as frymë.”-kujton gruaja.

Pasi tornado kaloi, gruaja së bashku me të shoqin nisën të kërkojnë për foshnjen e tyre 4 muajsh. Jashtë binte shi. Mrekullisht, ata panë djepin pranë një peme që ishte rrëzuar. Aty gjendej dhe djali i tyre

“Mendova mos im bir kishte vdekur. Para se të mbërrinim tek djepi, isha e sigurt se nuk do ta gjenim djalin aty… por ai ishte aty, falë Zotit”-tha nëna e dy fëmijëve.

Gruaja me dy fëmijët shpëtuan me lëndime fare të lehta, ndërsa i shoqi pësoi lëndime serioze, me një krah dhe shpatull të frakturuar.

Burimi: BBC/ Përshtati: Fch.al