“2 javë më parë unë mora një telefonatë” Artan Hoxha: Sokol Mjaçaj dyshohet se e fshehu armën në..

312
0

Gazetari Artan Hoxha ka treguar të gjithë dinamikën e krimit brenda burgut të Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjaçaj vrau të dënuarin tjetër Arben Lleshi dhe plagosi një tjetër, Indri Shaqja.I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Hoxha u shpreh se dyshohet që Sokol Mjaçaj ta kishte fshehur pistoletën në biden e banjos në qelinë e tij.“Veprimet e Sokol Mjaçajt janë të mirëmenduara. Ka qenë në dhomën e ajrimit, është njoftuar sepse unë kam qenë  i ulur në një lokal pranë SPAK-ut dhe del lajmi që ministri i Drejtësisë ka vendosur vendosjen në regjimin 41bis të Sokol Mjaçajt. Ky është njoftuar për këtë gjë. Nga momenti që mësoi është jo më shumë se 20-25 minuta. Ai është jashtë në ajrim. Hyn brenda, ka hyrë në qelinë e tij, Ëngjëll Lucaj në të njëjtën qeli ka thënë kam dëgjuar zhurmë që hyri në banjo. Ka patur dyshime që mund ta ketë patur në bide. Sokol Mjaçaj ka ardhur në atë qeli në 23 Nëntor. Deri në 20 Nëntor në atë qeli ka qenë Aleksandër Llanaj, dhe ai kur ka ikur ka marrë bidenë me vete. Dhe aty është vendosur një bide e re.Ka hyrë aty, ka dalë nga brenda, ka dalë në pjesën e jashtme i ka thënë Indrit Shaqes sepse nuk e ka parë në qeli Arben Lleshin, i ka thënë thuaji atij që të kërkojnë te dritarja. Shaqja ka hapur dritaren, ka hapur dhe perdet duke i lejuar atij nga jashtë që të ketë fushëpamje brenda. Kur erdhi Arben Lleshi, ai ka bërë të shtënën e parë, Arben Lleshi ka shtyrë perden. Arma e tij 5 fishekë ka patur në fakt, e përmasave të vogla. Indrit Shaqja pas të shtënave ka dalë në pjesën e jashtyme dhe i është sulur autorit. Autori kërcënoi një nga pjestarët e stafit deri sa ka hyrë në pjesën e prapme dhe ka kyçur derën”.Artan Hoxha tregoi gjithashtu se 2 javë përpara ngjarjes së 15 Dhjetorit 2023, ai ishte telefonuar nga një i burgosur në burgun e Peqinit, që një pistoletë kishte hyrë brenda këtij institucioni.“Unë kam patur një informacion 2 javë parë nga një i dënuar në atë sektor, i cili ishte trembur për vete dhe më njofton që ka hyrë një armë zjarri dhe ai kishte frikë mos e godisnin atë. Interesohu thotë se mund të më qëllojnë dhe mua”.