Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Santa Maria Capua Vetere të Italisë.
Në mes të natës, pas një debati për motive të dobëta, një 28-vjeçar shqiptar ka goditur me grushte dhe shuplakë në fytyrë bashkëjetuesen e tij 38-vjeçare dhe pasi e ka kërcënuar me thikë është larguar me makinën e tij duke marrë me vete edhe vajzën e tij një vjeç.
Sipas mediave italiane, 28-vjeçari para se të dilte nga banesa e kërcënoi gruan se do ta merrte vajzën e tyre të vogël në Shqipëri dhe se nuk do ta shihte më. Pas ngjarjes, është aktivizuar menjëherë patrulla e Njësisë Operacionale Lokale dhe Radio Mobile.
Me të mbërritur në banesën e tyre, policët kanë kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor të shërbimit “118”, të cilët i kanë ofruar kujdesin e nevojshëm viktimës.
Ndërkohë, nga kërkimet burri dhe vajza 1-vjeçare janë gjetur në banesën e një të afërmi të tyre. 28-vjeçari, i cili ishte arrestuar dhe njëherë në 2020 për kryerjen e sjelljeve të ngjashme, u vu menjëherë në pranga dhe u mbyll në burgun e Santa Maria Capua Vetere.