Pandemia Covid-19, la një sërë pasojash tek qytetarët, përfshirë edhe moshat e reja. Trashja e gjakut ishte një nga problemet kryesore që solli edhe humbje jete, apo vijim të mjekimeve pas pandemisë.
Për vajzat, të cilat kanë kaluar Covid dhe kanë pasur trashje të gjakut, duhet të shmangin planifikimin e një shtatëzanie, deri në momentin e stabilizimit të gjendjes. Këtë gjë e ka bërë të ditur gjinekologia Alojva Xhelilaj në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.
Po ashtu, ajo tha se edhe ato vajza që marrin mjekime të tjera të palejuara duhet të shmangin sjelljen në jetë të një fëmije për të mos pasur më tej probleme strukturore apo gjenetike tëk të vegjlit e tyre.
Gjinekologia më tej theksoi se një shtatëzani duhet të shmanget nëse nënsa e re merr barna të palejuara apo ka probleme të tjera shëndetësore. Për të shmangur problemet strukturore tek fëmija apo edhe gjendetike, mjekja e sheh të arsyeshme planifikimin e shtatëzanisë në një moment të dytë.
“Ka raste kur pacienta është duke marrë barna të palejuara. Pas kalimit të pandemisë, shumë pacientë ndonëse të rinj në moshë, kanë ardhur me trompozë, trashje gjaku dhe atak paniku. Ne u kemi sugjeruar që të mos ngelin shtatëzënë deri në stabilizimin e e situatës, që fetusi të mos krijojë probleme strukturore apo gjenetike”, deklaroi Alojva Xhelilaj./vizionplus.tv