Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembaçaj ka ankimuar vendimin që dha gjykata penale në Tiranë duke konsideruar se ai është i pamjaftueshëm për veprën penale që thotë se ka ndodhur.
Aleksandër Varfaj ka bërë ankesën kundër gjyqtares së çështjes, Marinela Osmani, më datë 5 dhjetor 2023.
Në ankimimin dërguar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Varfaj thotë se ndaj noterit dhe personit që firmosi prokurat, gjykatësja ka anashkaluar masat ndëshkuese.
Kjo ka nxitur denoncuesin Aleksandër Varfaj që të mos ndalet. Ai ka dërguar ankesën dhe në disa insitucione si KLGJ, ILD, OMN, si dhe në Ministrinw e Drejtësisë.
Varfaj thotë se gjyqtarja Marinela Osmani dhe prokurorja Ornela Rrumbullaku, kanë zbutur qëllimisht dënimin ndaj tw pandehurës.
Dembaçaj ka kyer të njëjtën vepër penale dy herë në periudha të ndryshme, ndaj dhe ligji parashikon dënimin e saj me burg.
Varfaj thotë në ankesën që noa.al jua sjell më poshtë, se vepra penale e përsëritur dy herë është pranuar si nga ish e shoqja, ashtu dhe nga avokatja e saj.
Ndaj Varfaj e konsideron të papranueshme që isb gruaja e tij ndonëse u dënua me 9 muaj burg që u ul në 6 muaj, më pas përfundoi në 80 orë punë publike.
Vendimi ka dalë më 15 maj 2023 por ka marrë formë të prerë vetëm në muajin korrik.
Ky vendim është zbardhur pas marrjes së formës së prerë dhe nuk dihet nëse është zbatuar nga e dënuara.