Ndërrojnë jetë 2 shqiptarë në Itali, njerit prej tyre në të njëjtin vend ku i vdiq vëllai (EMRAT)

1557
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali.Bëhet me dije nga mediat e huaja se si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë 3 të rinj, mes tyre 2 shqiptarë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Portogruaro, në provincën e Venecias, në zonën Borgo Sant’Agnese. Altin Hoti, Giulia Di Tillio dhe Egli Gjeci ishin në të njëjtën makinë ku humbën jetën nga aksidenti fatal, raportojnë mediat italiane.Nga ana tjetër kujtojmë se këtë vit familja Hoti kishte pësuar një tjetër tragjedi, ku kishte humbur jetën vëllai i Altinit në aksident.Tragjedia e familjes HotiE njëjta familje Hoti me origjinë nga Kosova, kishte përjetuar tashmë humbjen e një djali, Admirin, 19 vjeç, i cili vdiq majin e këtij viti në një aksident rrugor po në Portogruaro. Ai kishte vdekur nga përplasja e makinës që po drejtonte, në krah të tij ishte babai i tij. Përplasja e tmerrshme ndodhi në unazën në Portogruaro në Itali. Gjithçka ndodhi rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit 2023, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga rrethrrotullimit i Alpinit drejt Noiarit.