6-vjeçarja shqiptare fiton vendin e parë në matematikë, triumfon mes 30 mijë rivalëve në Dubai

331
0

Dua, 6-vjeçerja nga Kosova triumfoi mes 30 pjesëmarrësve nga 45 shtete të botës, duke fituar vendin e parë në kategorinë në garat e Matematikës.

Vogëlushja Dua përfundoi e para 40 detyra për 2 minuta e 52 sekonda. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, Vlera Matoshi tregoi se 6-vjeçarja është apasionuar edhe pas baletit dhe pikturës.

“Kemi pothuajse një vit që ushtrohemi. Vazhdimisht Dua punon për gara. Prindërit e Duas vazhdimisht më informojnë për aktivitetin e saj. Dhe gjithashtu kemi mbajtur edhe mësime ekstra. Ne jemi shumë të gëzuar sepse edhe rezultati ka qenë shumë i mirë. Kemi 18 kampionë gjithsej pasi 18 nxënës kanë marrë vendin e parë dhe 7 vendin e tyre. Jemi shumë krenarë që kemi arritur rezultate të mira”, ka treguar Vlera Matoshi.