Pas fasuleve, rritet edhe cmimi i djathit, ja sa ka shkuar kilogrami i kackavallit ne Korce

11909
0

Çmimi i djathit të bardhë dhe kaçkavallit është rritur me 40 për qind në Korçë. Shkak është bërë ulja e sasisë së qumështit dhe braktisja e sektorit të blegtorisë.

Specialisti përpunimit të djathit, Ilia Roca tha se ka rënë prodhimi në baxho, e për pasojë djathi del në treg me çmim më të shtrenjtë se vitin e kaluar.

“Ka rënie të sasisë së qumështit nga blegtorët. Unë vjet merrja 7 kuintal qumësht, tani marr 1 kuintal, ka rënie drastike të prodhimit të bulmetit. Ndaj rritja e çmimit të bulmetit do të vazhdojë. S’ka zgjidhje”,- tha Roca.

Çmimi u rrit me 45-50 për qind më shumë. Nëse deri vjet e merrnim qumështin e deles me 80-90 lek për litër, sivjet e kemi marrë me 150 lek për litër”,- shtoi ai.

Djathi kaçkavall i deles shitet me pakice 1600 lek për kg, ndërsa djathi i bardhe me 1 mije lek per kg.

“Me një kuintal qumësht ne prodhojmë 20 kg djahtë. Ne paguajmë 150 mijë lek për qumështin. Që të nxjerrim dhe fitimin tonë e shesin djathin me 1 mijë lek për kg me shumicë. Po ta blesh nga tregtarët shkon me 16 mijë lek për kg. Ndërsa unë me shumicë e jap me 10 mijë lek për kg. Dy vite më parë unë e shisja 8 mijë lek me shumicë dhe në tregun e pakicës shitej me 12 mijë lek për kg”.

Për qytetarët, çmimet e bulmetit janë të papërballueshme, ndaj e vetmja zgjidhje për ta është të konsumojnë më pak!

“Shumë është rritur. Blejmë një herë në javë një herë në dy javë. Është ulur sasia se s’po mban më njeri blegtori. Të gjitha janë shtrenjtuar jo vetëm djathi. A e keni ulur konsumin? Po e kemi ulur, se s’të bën mirë”,- është shprehur një qytetar.

“Shumë lart çmimi, duhet të ulet. A është produkt luksi? Po ca luksi është i përditshëm. Si ia dilni? Po nuk hamë si përpara, hamë më pak”,- ka shtuar një tjetër.

“A blini djathë si përpara? – Çmimi kuptohet ska nevojë të flas.

Keni ulur konsumin? – Normal, nuk diskutohet!”

Sektori i veterinarisë në Korçë pohon se ka rënie të krerëve të bagëtive dhe lopëve, por pa dhënë shifra për vitin 2023. Ndërsa vitin e shkuar numri i krerëve në të gjitha kategoritë e blegtorisë shënoi rënie me 12 për qind. Report tv

Çmimet në marketet e Korçës:

– Djathë lope i bardhë

Ishte 600 lekë/kg – është 900 lekë/kg

– Djathë dele i bardhë

Ishte 800 lekë/kg – është 1000 lekë/kg

– Kaçkavall lope

Ishte 900 lekë/kg – është 1200 lekë/kg

– Kaçkavall dele

Ishte 1000 lekë/kg – eshte 1600 lekë/kg