Itali/ Mjeku tenton të abuzojë seksualisht me pacienten shtatzënë, ja cfare i gjeten ne kompjuter..

1049
0

Një rast i abuzimit nga mjekët është zbuluar në Varese të Italisë. Autoritetet kanë vënë në pranga një mjek të përgjithshëm 43-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht me një paciente shtatzënë.

Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, kur pacientja shtatzënë i ishte drejtuar mjekut për të kërkuar vërtetimin për lejen disamujore.

Gruaja kishte shkuar në zyrën e mjekut, së bashku me vajzën e mitur të partnerit të saj, por në vend që ta ekzaminonte, ai e ka ngacmuar seksualisht.

Pasi i ka shpëtuar sulmit, gruaja ka denoncuar ngjarjen në polici. Hetuesit kanë gjetur në kompjuterin e mjekut një dosje ku, përveç një fotografie të pacientes kishte edhe 2800 imazhe të tjera.