Troket dimri/ Po vjen stuhia polare, sinoptikani zbulon kur pritet të vije në vendin tonë

880
0

Kjo e enjtje shënon ditën e fundit me mot të mirë dhe me diell. Kjo, pasi e premtja do të sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë, pasi i gjithë territori pritet të përfshihet nga reshjet.

Hakil Osmani: Kemi një stuhi polare, e cila po zbret drejt rajonit të Ballkanit, duke prekur edhe territorin shqiptar. Parashikohet që dita e premet të sjellë vranësira të shumta, që do të gjenerojnë reshjet shiu, si fillim në pjesën veri-perëndimore.

Situata do të përkeqësohet në orët e mbrëmjes të së premtes, teksa reshjet në zonat malore do të jenë në formën e dëborës.

Hakil Osmani: Në zonat malore, kryesisht ato veri-lindore, duke përfshirë këtu qarkun e Kukësit, Pukës, Peshkopisë, pritet të sjellin reshje në formën e dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar, do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë herë pas here edhe në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Kjo do të shoqërohet me një ulje të ndjeshme të temperaturave ku termometri do të shënojë edhe vlera negative.

Hakil Osmani: Vlerat maksimale pritet të zbresin rreth vlerës 18 gradë Celsius. Dita e dielë parashikohet të sjellë një tjetër rënie të vlerave. Në qytetet malore, vlerat minimale parashikohet të zbresin në minus 3 apo minus 4 gradë Celsius.

Por fundjava do të sjellë një përmirësim të kushteve atmosferike, por problematik do të jetë parametri i erës që do të arrijë deri në 55 kilometra në orë.