Itali, 26 vjeçarja shqiptare humb jetën në vendin e punës

4663
0

Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën gjatë punës në provincën e Trevisos në Itali.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Pieve di Solgio ku shqiptarja Anila Grishaj punonte në një kompani të industrisë ushqimore.

Mediat e huaja, shkruajnë se të resë i ka ngecur koka brenda një makinerie, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.

Kompania ku punonte viktima merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.