Euro dhe dollari në ‘pikatë’, ja cfarë ndodhi ditën e sotme në kursin e këmbimit

323
0

Monedha euripiane, Euro po zhvlerësohet me ritme të shpejt duke iu afruar niveleve të korrikut, muaj në të cilin preku nivelin më të ulët historik.

Në kursin e Bankës Qëndrore, në mes të muajit nëntor monedha europiane po këmbehet mesatarisht me 104.1 lekë, duke humbur 0.2 pikë nga java e kaluar.

Efekti i forcimit të lekut me Euron në tregun tonë prek edhe valutat e tjera, ku shihet se dollari amerikan, ka zbritur nën 97 lekë, nga 100 qëlekë që këmbëhej në fundjavë.

Me këto pozita, monedhat e huaja ndodhen në vlerat më të ulëta të tre muajve të fundit.

Flukset e larta nga turizmi dhe investimet e huaja direkte e kanë përmirësuar ndjeshëm Bilancin e Pagesave këtë vit, dhe këta konsiderohen faktorët kyç në gjendjen aktuale të kursit valutor.

Njëlloj siç ndodhi edhe vitin e kaluar, kursi i këmbimit euro-lek po vazhdon rënien edhe pas sezonit veror. Nëse vitin e kaluar forcimi i Lekut u frenua disi nga importet e larta të energjisë elektrike, ndikimi i këtij faktori gjatë vitit është shumë më i ulët.

Së fundmi, një lëvizje në kahun shtrëngues ndërmori edhe Banka e Shqipërisë, duke rritur normën bazë të interesit për herë të parë që nga muaji mars. Norma bazë tashmë ka arritur në 3.25%, niveli më i lartë i dekadës së fundit.