Humbi ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes me Partizanin, nderron jete sulmuesi i Egnatias (Video)

268
0

Kapiteni i Egnatias, ganezi Rafael Dwamnea ka humbur ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes me Partizanin.

Në stadiumin “Arena Egnatia”, po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti 28-vjeçar i ekipit Egnatia, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

“U diagnostikua me një problem në zemër dhe në 2022 vendosi defribilator. Ai kishte pësuar kolaps dhe 2 herë më parë, por hera e tretë rezultoi fatale. Mjekët e kishin këshilluar futbollistin që ta linte futbollin, pasi zemra e tij nuk e përballonte”, raporton Klan News.

Njoftimi i policisë:

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.