Të rinjtë po ikin nga Italia, gjysma jane nën 34 vjeç

512
0

Të paktën 44% e atyre që u larguan nga Italia në vitin 2022 ishin të rinj nga 18 deri 34 vjeç.

Krahasuar me vitet e kaluara, kjo është dy pikë përqindje më shumë, pavarësisht se në përgjithësi edhe këtë vit është vërejtur një rënie e largimeve zyrtare.

Kjo thuhet në Raportin për Italianët në Botë nga fondacioni ”Migrantes”, i cili ripërpunon  të dhënat e Regjistrit Italian, por ofron edhe analiza të mëtejshme të thelluara, të afta për të nxjerrë në pah tendencën afatgjatë.

Italia jashtë kufijve kombëtarë përbëhet nga afërsisht 6,0 milionë qytetarë, sipas analizës së këtij raporti, botimi i parë i të cilit daton 18 vjet më parë.

Ky numër është rritur me +91% që nga viti 2006.

Gratë italiane jashtë vendit praktikisht janë dyfishuar (+99,3%), të miturit janë rritur me +78,3% dhe ata mbi 65 vjeç me +109,8%.

Që nga viti 2006, të lindurit jashtë vendit janë rritur me +175%, marrja e shtetësisë me +144%, largimet për mërgim me +44,9%, transfertat nga vendet e tjera me +70%”.

”Ikja e trurit është një patologji që duhet “të korrigjohet, prandaj dhe ftesa është për klasën politike për identifikimin e shtigjeve për të garantuar kthimin në Itali”, thotë presidenti italian, Sergio Mattarella.

”Fakti i largimeve nga Italia është shqetësues”, vëren kardinali Matteo Zuppi.

”Kjo do të thotë që të rinjtë nuk e gjejnë këtu atë që kërkojnë gjetkë dhe kjo duhet të na vërë në dyshim më shumë kur mendojmë për të ardhmen”, thekson ai.

Megjithatë, ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani jep garanci për veprimin e ekzekutivit në këtë drejtim, nëpërmjet të dërguarit të posaçëm të qeverisë italiane për lirinë fetare, Davide Dionisi, i cili thotë se ”emigracioni italian jo vetëm vazhdon, por karakterizohet nga mobiliteti intelektual, shkencor dhe ekonomik”.

”Ekzekutivi ka vendosur zbatimin e ndërhyrjeve që inkurajojnë kthimet. riintegrimet dhe shkëmbimet dhe projektet kërkimore shumëkombëshe. Për më tepër, këtu luan rol edhe media për të informuar më mirë ata që janë jashtë”, theksoi Dionisi.

“Ekziston një fakt që për mua është një arsye për optimizëm”, raporton komisioneri evropian, Paolo Gentiloni.

”Një shenjë se ndoshta diçka po ndryshon. Është rënia e mërgimtarëve në dy vitet e fundit, dukshëm më e ulët se ajo që vihej re deri në vitin 2019. Dhe rritja e riatdhesimeve të bashkatdhetarëve tanë nga jashtë. Më pak italianë largohen nga Italia. Më shumë italianë që vendosin të kthehen. Dhe ndoshta nuk është rastësi që kjo përkoi me një periudhë në të cilën ekonomia italiane ka përjetuar një rimëkëmbje të fortë pas pandemisë falë edhe politikave të kryera në nivel evropian”, shton Gentiloni.