‘Nuk të të shoh kurrë’! Heidi Baci rikthehet në Grande Fratello dhepërballet me aktorin 21 vite më të madh: Mos fol për familjen time!

850
0

Ish-banorja e “Grande Fratello-s”, Heidi Baci, është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Itali, për t’u përballur me Massimiliano Varrese-n, me të cilin u duk se po krijonte një romancë dashurie.Shqiptarja 26-vjeçare e braktisi reality show-n kur në shtëpi hyri babai i saj, Genti, i cili nuk ishte dakord me marrëdhënien e së bijës me aktorin italian, 21 vite më të madh.Për këtë arsye, Heidi vendosi që të largohej përfundimisht nga shtëpia e “Grande Fratello’s”. Kur hyri në studion e spektaklit, ajo u shpreh se nuk iku se kishte frikë babain, por kuptoi se nëna e saj ishte e sëmurë.Ndërkohë në përballjen me aktorin italian, ky i fundit i drejtohet duke u shprehur se është prekur shumë nga fjalët e babait të saj.“Nuk kam asgjë për të thënë më shumë, Heidi. Lotët që ke parë janë edhe ato të një personi që ka dëgjuar fjalët e forta të babait tënd. Duke mos dashur të komentoj apo të përkeqësoj situatën, nuk munda të shfryj as verbalisht apo në ndonjë mënyrë tjetër, kështu që unë shpërtheva. Në ato imazhe shoh një njeri që ndoshta ka bërë filmin e tij dhe kjo është në rregull. Më vjen shumë keq që më quajtët ‘ky individ’, e marr pak si një nënçmues. Gabimi im ishte mbivlerësimi i ndjeshmërisë së Heidit”, tha Varresse.Ndërkohë ish-banorja qëndron e qetë dhe shprehet se: “Ky ‘individ’ është nënçmues sepse të kam mbështetur shumë herë, të kam kuptuar, të kam ardhur në ndihmë dhe pavarësisht kësaj, pavarësisht se të kam thënë një mijë herë të ngadalësosh, të stepesh pak, nuk e bëre, përdore psikologjinë e kundërt, atë të injorimit në një shtëpi ku jetonim bashkë”.47-vjeçari i përgjigjet: “Çfarëdo që të thuash është në rregull. Mund të thuash çfarë të duash. Ne do të flasim për këtë…”.Ndërsa Heidi e ndalon menjëherë duke i thënë: “Jo, nuk do të flasim më për këtë. Unë po bëj këtë përpjekje për ta mbyllur. Nuk dua më kontakte dhe dua që t’i të ndalosh së foluri për mua, babin dhe familjen time pa e ditur të vërtetën”.Para mbylljes së takimit Varrese shprehet: “E gjitha është shumë e qartë, por gjithashtu do të doja që këto mesazhe shpifëse të mos thuheshin më mbi mua”.