Sara drejt ndarjes me Ledrin? Reagon nëna e këngëtarit

1455
0

Marrëdhënia e Sarës me Ledrin ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit për shkak të përplasjeve me Dafinën, por edhe faktit që Ledri mungoi në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Mungesa e Ledrit në ditën e rëndësishme të partneres së tij, ngriti aludimet se çifti po kalon një krizë.

Por sot ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina e cila ka duket se i ka dhënë fund aludimeve. Ajo publikoi një video të vajzës së Sarës dhe Ledrit, Poem. Në këtë video Xheraldina bëri “tag” Ledrin e gjithashtu edhe Sarën. Ky veprim u lexua nga ndjekësit si një mesazh se gjerat mes çiftit vijojnë normalisht.