“Jam fans i yti por Mami im e ka dredhur, nuk është më me PS por me PD… .”/ Kampioni i notit Gersi Troka ia thotë në sy Ramës

144
0

Kampioni i notit, me aftësi të kufizuara, Gersi Troka ka qenë i ftuari i radhën në podcast-in e kryeministrit Edi Rama, teksa ka rrëfyer mbi veten, notin dhe pasionet e tij.

Ndër të tjera Gersi shprehu dhe pëlqimin e tij për imazhin e kreut të mazhorancës si politikan.

Kryeministri Edi Rama: Po të pëlqen të bësh not në det apo e ke më qejf në pishinë?

Gersi Troka: Jo, edhe në det notoj, jo vetëm në pishinë.

Kryeministri Edi Rama: Jo që noton nuk e diskutoj, po e ke qejf notin në det?

Gersi Troka: Po, po e kam. Edi Rama, unë të kam ndjekur ty me sy kur flet në Kuvend sepse unë jam fansi jot, jam fans i Partisë Socialiste dhe të kam votuar, që të rrish në pushtet, atje ku je ti tani.

Kryeministri Edi Rama: Këtë nuk e dija. Të falënderoj shumë dhe shpresoj që të mos zhgënjej. Të kam zhgënjyer ndonjëherë deri tani?

Gersi Troka: Asnjëherë!

Kryeministri Edi Rama: Atje në Kuvend ndonjëherë edhe të kam zhgënjyer, se e ke parasysh tani. Ai Kuvendi është një çikë si, edhe teprohet, e kupton. Tepron njëri, tepron tjetri, aty duhet të të kem zhgënjyer ndonjëherë, besoj, një çikë, pak fare. Megjithatë rëndësi ka që njeriu ta kuptojë edhe kur bën gabim, e kupton edhe thotë do përpiqem mos ta bëj prapë. Ndodh që ta përsërisë ndonjëherë, po prap thotë gabim. Të tërheq politika?

Gersi Troka: Po më tërheq shumë.

Kryeministri Edi Rama: Më thanë që je bërë dhe “deputet nderi” i Parlamentit të Studentëve. Jo, kështu më thanë. Thashë, po ky ç’ është ngatërruar dhe me deputetllik. Ti je kampion.

Gersi Troka: Jam kampion, po kam qejf të merrem dhe me politikë. Po e them edhe për mamin që tani është këtu. Mami ka qenë shumë me ju, por ka raste se e ka dredhur sepse nuk është më me Partinë Socialiste, por është me Partinë Demokratike, po ka ecur vetëm drejt, vetëm drejt dhe ka votuar njërin e një partie vetëm për ne, për aftësinë e kufizuar më së shumti.

Kryeministri Edi Rama: Po unë nuk mërzitem me mamin. Përkundrazi, unë e kuptoj shumë mirë mamin që ka votuar për Partinë Socialiste, ka pritur që ne të bëjmë më shumë, ka votuar prapë, ka pritur të bëjmë më shumë, pastaj, mbase në një moment të caktuar ka thënë, jo, këta nuk po e bëjnë sa duhet punën që unë i kam votuar dhe ka shkuar ka zgjedhur dikë tjetër, që nuk e di kush është, po ai nuk ia zgjidh e nuk ia zgjidh, por megjithatë për mua nuk ka rëndësi pjesa e atij. Për mua ka rëndësi që të bëj maksimumin që mami të kthehet prapë dhe të votojë për Partinë Socialiste. Kështu që, mos thuaj “ta ka dredhur”. Thuaj që mami ka ndryshuar qëndrim, se nuk është dredhje ajo. Nuk është mami ajo që më ka borxh mua, apo jo? Nuk është ai që më voton ai që më ka borxh mua, jam unë që i kam borxh atij dhe e rëndësishme është që mos ia dredh unë atij, pastaj ai, në qoftë se e dredh, thotë ok, unë e provova. Nuk më doli siç e prisja dhe po shkoj të bëj një provë tjetër. Vota për atë punë është. Kështu që, ti ta duash Partinë Socialiste, ta besosh, ta mbështesësh, por jo verbërisht. Sepse duke mos e mbështetur verbërisht, po duke e mbështetur me sy të hapur, ti edhe ndihmon. Jemi dakord me këtë.