Bllokohen 3 restorantet e famshme në Tiranë, çfarë u gjet nga kontrolli (emrat)

876
0

Tre restorante të mëdha në rrethinat e Tiranës, ato që mbledhin më shumë njerëz e sidomos në ditë festash, janë mbyllur.

Shkak, është bërë penalizimi nga drejtoria e hetimit tatimor Tiranë, në kuadër të kontrollit mbi bizneset për dokumentacionin e kuponin tatimor.

Restorant “Sallaku” duke shkuar në Bërxullë, restorant “Nari” në Lundër dhe restorant “Ashiku” në Vaqarr, nuk do të shpëtojnë lehtë këtë herë pas kontrollit të strukturave të shtetit.

Kështu, është kontrolluar për dokumentacionin e mallit që kanë pasur restorantet dhe kuponi tatimor për klientët.

Të tre restorantet me një punë të jashtëzakonshme për shkak të klientëve të shumtë, nuk jepnin as kupona tatimor për klientët, por kanë pasur edhe dokumentacionin e mallit jo të rregullt.

Burimet nga tatimet thanë për newsbomb.al, se kanë qenë strukturat e hetimit tatimor që kanë ndërmarrë kontrollin në shumë restorante në qarkun e Tiranës, dhe ku siç rezultoi, tre restorantet e mëdha janë mbyllur, e shumë të tjerë janë penalizuar.

E të gjithë ata që gjenin vend fundjavave jashtë kryeqytetit, do të duhet ndoshta të presin më shumë se një muaj, pas ankesave të subjekteve për penalizimin nga tatimet, ndërkohë që zhbllokimi i tyre mund të vijë vetëm me një vendim gjykate, ose plotësimi i të gjitha detyrimeve për shtetin.