Hyri ilegalisht në Amerike, 52-vjeçari shqiptar rrezikon 20 vite burg

594
0

Një 52-vjeçar shqiptar rrezikon 20 vite burg pasi ka rihyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas largimit të një dënimi për kryerjen e një krimi të rëndë.

Sipas autoriteteve të drejtësisë Amerikane, 52-vjeçari I identifikuar si Alban Lukaj është deklaruar fajtor për rihyrje të paligjshme.

Nga autoritetet amerikane, mësohet se Lukaj është dënuar në vitin 2009 për trafikimin e lëndëve narkotikve.

Më pas në vitin 2010, u dënua për plagosje të rëndë me armë zjarri. Për shkak të dënimit të tij për një vepër të rëndë penale, Lukaj mori një ndalim të përhershëm nga Shtetet e Bashkuara.

Më 10 shkurt 2020, pas lirimit nga burgu, Lukaj u dërgua në Shqipëri. Më pas autoritetet mësuan se Lukaj ishte kthyer në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe u arrestua në Jacksonville më 11 gusht 2023.

Pas kësaj procedure, 52-vjeçari është duke u ndjekur penalisht dhe rrezikon 20 vite burg.