Elon Musk trondit botën: Pas luftës në Izrael, diçka më e keqe do të ndodhë në Europë

189
0

Elon Musk, ka ndarë një mesazh shqetësues në rrjetin e tij social X, teksa komentonte postimin e politologut Konstantin Kissin, i cili kritikoi politikën e emigracionit të vendeve evropiane.

Musk, beson se politika aktuale e BE-së për emigracionin po çon në një luftë civile në Evropë në valën e konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit.

Kissin në postimin e tij në platformën “X” shkruan se teksa refuzohet një politikë e arsyeshme imigracioni, “Evropa ka kryer vetëvrasje” dhe gjërat do të përkeqësohen.

“Kur shihni mijëra njerëz që festojnë përdhunimet dhe vrasjet e kryera nga anëtarët e një organizate të ndaluar terroriste, dhe policia në qytetet e mëdha evropiane qëndron dhe shikon, ju e dini se gjërat vetëm do të përkeqësohen! Ne refuzojmë të kemi një politikë të arsyeshme imigracioni që pranon njerëz me vlera kulturore që përputhen me tonat. Në vend të kësaj, ne hapim kufirin për këdo që dëshiron të hipë në barkë dhe demonizojmë çdo politikan që përpiqet ta ndalojë atë. Së shpejti mijëra njerëz që “protestojnë” do të bëhen dhjetëra mijëra. Dhe ndërsa problemi përkeqësohet, vënia në dukje e tij dhe kërkesa për veprim do të bëhet vetëm më e rrezikshme. Evropa ka kryer vetëvrasje!,”- tha Kisin.

Në përgjigjen e tij Musk komentoi: Lufta civile në Evropë është e pashmangshme nëse trendet aktuale vazhdojnë.