Po lindim më pak fëmijë, sociologia: Gruaja shqiptare është emancipuar

347
0

Shume gra të reja në Shqipëri, pas lindjes së femijës së parë mendohen gjatë për të dytin. Në mendje kanë shprehjen që po bëhet modë e fundit; Dy fëmijë janë shumë, një është pak.

Vitet e fundit gratë shqiptare po lindin gjithnjë edhe më pak fëmijë. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015. Por çfarë i pengon gratë shqiptare të lindin fëmijë?

Pse gratë po lindin më pak femijë? Ngaqë jeta është bërë më e vështirë, ose kërkojnë të jenë më të lira. Ju jeni nënë? Po kam dy femijë, kam dashur gjithmonë familjen?

“Kam tre femijë, i kam rritur si më e mira. Kurse sot një thonë, kanë frikë të bëjnë kalamaj. Mendoni se është vetëm çështje ekonomike, apo martohen në moshë më të madhe? Ndikon edhe mosha se kaloi 35 vjeç është vështirë”.

Pse gratë po lindin më pak fëmijë? Se ka ikur rinia? Ju sa fëmijë keni? Unë kam 5.

“Më tepër strese, e kanë mendjen tek pagesat? Ju sa femijë keni? Zero, asnjë, por kam çare në jetë, por nuk dua të them qe jam shembull. Çfare do t’i keshillojë të rejat? Të bëjnë fëmijë, të shumojnë sepse duhet”.

Sociologet thonë se shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi i stilit të jetesës po i bën gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje edhe për të lindur fëmijë.

“Arsyeja e parë lidhet me emigrimin e moshës së re. Një arsye e dytë lidhet me problemet që shumë çifte përballen me fertilitetin. Një arsye tjetër lidhet me faktin që martohen vonë dhe shtyhet mosha e fëmijës së parë, sipas ciklit të gruas vjen një moment që nuk është më e mundur të lindësh. Një tjetër lidhet me mënyrën si ka ndryshyar familja shqiptare, ne kemi jetuar me prindër që të ndihmojnë të rrisësh femijët, sot e kanë të vështirë të kenë dike pranë”.

Sipas sociologes Entela Binjaku, gruaja shqiptare është emancipuar, ndërsa ky fenomen në shoqëritë e perëndimit ka ndodhur disa dekada më parë.

“Këtë e kanë kaluar shoqëritë e Perëndimit shumë kohë më parë dhe kemi pasur mundësinë të dinim çfarë na priste. Megjithatë jemi popullatë e vogël dhe kjo bëhet e ndjeshme”.

Për të parandaluar më tej tkurrjen e popullsisë sociologia rekomandon ndjekjen e politikave mbështetëse për familjen, me ndihma financiare, me shume mundësi për punësim apo kredi të buta për çiftet e reja për strehim./abc/