Qëllohet me sende të forta administratori i një portali lajmesh

240
0

Administratori i një portali është goditur me sende të forta nga persona të paidentifikuar. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë. 52-vjeçari Gjergj Zefi aktualisht po merr ndihmën mjekësore, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

 Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.