Euro nis muajin me rënie, dollari drejt rritjes, cfare po ndodh me kursin e kembimit

386
0

Euro e ka filluar muajin tetor në rënie. Pavarësisht pritshmërive për një rimëkëmbie të lehtë të monedhës europiane pas përfundimit të sezonit turistik, vijon më tej rënia.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 106.37 lekë duke humbur kështu 0.26 pikë në raport me fundin javës së shkuar. Në shitje euro po këmbehet me 106.80 lekë, ndërsa po blihet me 105.91 lekë.

Duke ndjekur pothuajse të njëjtën ecuri me euro-n është edhe paundi britanik. Ndërsa dollari amerikan vazhdon ecurinë e tij rritëse.