I dha fund jetës brenda makinës, cfarë gjetën karabinierët pranë trupit të Alfred Vefës

5251
0

Alfred Vefa u gjet i pajetë herët këtë mëngjes në një zonë të izoluar të San Casciano Val di Pesa. Makina ishte braktisur në një zonë më larg se ku gjendej trupi i pajetë i burrit. Për të vrarë veten, Vefa dyshohet se ka përdorur të njëjtën armë me të cilën ka qëlluar ish-bashkëshortja e tij 37-vjeçare.

Policia nuk ka gjetur asnjë shenim në veturë, por i ka konfiskuar celularin. Mënyrat sesi Vefa dyshohet se ka marrë armën dhe kërkimi i plumbit me të cilin i ka marrë jetën po hetohet nga policia.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, pas vrasjes së gruas, ish-bashkëshorti u soll për orë të tëra në makinë dhe më pas shkoi në San Casciano. Lajmin për vdekjen e Vefës ua ka komunikuar fëmijëve të saj një psikolog. Të dy ndodhen përkohësisht në shtëpinë e një të afërmi.

“Epilogu tragjik i kësaj ngjarjeje të tmerrshme – komentoi kryebashkiaku Alessio Falorni – e kujtoj mbrëmjen e djeshme, për të cilën falënderoj të gjithë, institucionet dhe qytetarët e pranishëm, si dhe përqafimin që komuniteti i Castelfiorentino mundi t’u jepte fëmijëve të tij dhe Familja e Klodianës. Nuk do t’i lëmë vetem”.