“Nuk do t’i lëmë të vetem fëmijët e Klodianës,” i tha Repubblica i emocionuar kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni. Mbrëmjen e djeshme kryebashkiaku, i cili e njihte personalisht Klodiana Vefën, thirri ndezjen e qirinjve kundër një dukurie barbare, si dhuna dhe vrasja e grave .
Bashkë me kryebashkiakun ishin edhe fëmijët e Klodianës dhe Alfredit, 17 dhe 14 vjeç, të cilët hapën kortezhin, ku morën pjesë qindra njerëz, së bashku me tezen dhe dajën, përkatësisht motrën dhe kunatin e gruas. .