E rende ne Itali/ Ekzekutohet në rrugë me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare

1569
0

Një grua shqiptare është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Itali. Ngjarja ka ndodhur në provincën Casterlfiorentino të Firences. Mediat italiane kanë identifikuar viktimën si Klodiana Vefa, 35 vjeçe me leje të rregullt qëndrimi.

Raportohet se gruaja, që punonte si kamariere në një piceri, ka qenë duke u kthyer nga puna kur rreth orës 20:00, kur pak metra pranë shtëpisë së saj i është afruar një burrë i cili e ka qëlluar me pistoletë me një plumb në kokë.

Policia është në kërkim të bashkëshortit të gruas, që rezulton të jetë zhdukur dhe nuk bashkëjetonte me viktimën.

Klodiana Vefa jetonte me dy fëmijët e saj, djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14-vjeçare, pasi ishte ndarë nga bashkëshorti, gjithashtu shqiptar. Ajo nuk ishte ndarë ligjërisht, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje.