Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Londër, teksa një 15-vjeçare është qëlluar për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur para shkollës privatë “Old Palace of John Whitgift School” në Croydon, ku nxënësit ishin duke shkuar nëpër klasa për të nisur mësimin.
Dëshmitarët e ngjarjes thanë se djali, i cili ishte shok klase me të, i kishte ofruar lule vajzës dhe i kishte kërkuar që të dilnin së bashku. Por pasi vajza e kishte refuzuar, ata ishin grindur dhe në një moment, djali kishte nxjerrë thikën dhe e kishte qëlluar disa herë.
Shoferi i autobusit të nxënësve dhe një pasagjer u përpoqën me dëshpërim për t’i shpëtuar jetën vajzës, por ajo vdiq në vendngjarje. Oficerët më pas arrestuan djalin, i cili ishte duke u fshehur në disa ndërtesa pranë shkollës.