Armand Duka do të jetë zëvendëspresident i UEFA-s, në një mandat 4-vjeçar. Informacioni vjen nga mbledhja e Komiteti Ekzekutiv të Qeverisë së Futbollit të organizuar mesditën e së martës në Limasol të Qipros është bërë dhe riorganizimi i bordit drejtues.
Në këtë mbledhje, numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit mori besimin për të qenë në rangun më të lartë të drejtimit të Futbollit Evropian. Një ngjarje historike për Shqipërinë, që për të parën herë në do të ketë në nivelin më të lartë drejtues të futbollit europian një përfaqësues të saj.
Armand Duka u rizgjodh për të dytën herë në prill të këtij viti si anëtar I Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s me 45 vota (nga 55) si askush tjetër. Për shkak të punës së bërë në vitet e fundit dhe besimit që kanë, Duka u propozua për të qenë në nivelin më të lartë të drejtimit të UEFA-s, së bashku me Aleksandër Çeferin.
Një karrierë gjithnjë e në ngjitje për kreun e FSHF-së. Nëse dikur ishte diçka e vështirë për t’u besuar dhe prezenca në bordin e Komitetit Ekzekutiv, sot është realitet marrja e një posti nga më të rëndësishmit në organin më të rëndësishëm sportiv në Europë. Asnjëherë më parë një figurë shqiptare nuk ka patur një funksion kaq të rëndësishëm në të gjitha fushat në arenën ndërkombëtare.
Struktura e UEFA-s parashikon që të zgjidhet një zëvendëspresident i parë dhe katër të tjerë së bashku me një administrator të financave, me të drejta të barabarta me zëvendëspresidentët. Duka mori votat e mjaftueshme nga anëtarët e Komitetit ekzekutiv të UEFA-s, për t’u emëruar si zëvendëspresident, duke regjistruar një sukses historik për Shqipërinë.
Sa i takon detyrës së re, ai do të jetë në një bashkëpunim të ngushtë me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, i cili do të përcaktojë dhe detyrat e zëvendëspresidentëve. Një ngjarje që shënon një kapitull të ri në historinë e futbollit shqiptar, që tashmë do të ketë përfaqësuesin e saj në nivelin më të lartë të drejtimit në futbollin Evropian. Prej vitesh Armand Duka është një nga anëtarët që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në detyrën e anëtarit të Komiteti Ekzekutiv.
Duka është president i Federatës Shqiptare të Futbollit nga vitit 2002 e pas më shumë se dy dekadash arrin në nivelin më të lartë të drejtimit institucionin më të rëndësishme evropiane sportive. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit tashmë bëhet faktor dhe në Europë, teksa diçka e tillë i shërben Shqipërisë në shumë drejtime