Qendra me presion të ulët atmosferik po zhvendoset drejt detit Egje duke ia lenë vendin presionit të lartë, duke sjellë përmirësim të motit në territorin e Shqipërisë.
Martë, 26 Shtator 2023
Moti do të jetë me vranësira mesatare kthjellime në zonën veriperëndimore, në juglindje pjesërisht jug do të kemi reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim very-lindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 13/23°C
- Zonat e ulëta 15/31°C
- Zonat bregdetare 20/28°C
Kosovë
Kosova për dt. 26 Shtator 2023 do të ketë mot kthjellime dhe vranësira .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C – 14°C në mëngjes deri në 23°C -25°C gradë Celcius në mesditë.
Mërkurë, 27 Shtator 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare . Era do të jetë me drejtim veri-lindje (NE) me shpejtësi 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 14/241°C
- Zonat e ulëta 17/31°C
- Zonat bregdetare 20/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari