Në krye të rrëfimit të saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Vanesa tregoi se si e ëma u largua duke e lënë të bijën 2 vjeçe te prindërit e saj. Në moshën 14-vjeçare, pasi ishte kthyer nga Greqia së bashku me familjen e të atit dhe kishte filluar punë në një fabrikë në Shijak, Vanesa takohet me të ëmën.
E ëma përjetoi emocione shumë të forta duke e parë të bijën të rritur dhe i ofron që të jetojë me të. Vanesa njohu edhe bashkëshortin e së ëmës dhe përshtypja e parë i la të kuptonte se gjërat mes tyre nuk shkonin mirë. Megjithatë, lodhur nga jeta që kishte kaluar në shtëpinë e bashkëshortit 15 vite më të madh ku e martuan, Vanesa pranon të shkojë me të ëmën në Itali por ndodh e papritura.
Vanesa: Më thotë “vajza ime, a do të vish me mamin, të jetosh me mamin?” Unë në ato momente u lumturova, thashë shyqyr o Zot do shkoj te mami, do bashkohem me mamin. Edhe nëna me gjyshin duke qarë, duke thënë që “më në fund”. Thjesht i them babit të japë një vërtetim, një letër se unë isha me mbiemrin e babit se bëra gjyqin kur isha e vogël që erdhi më mori babi.
Ardit Gjebrea: Një prokurë doje. Dhe babi ta dha?
Vanesa: Po, ma dha babi, pranoi dhe më tha kaq “do ikësh, por s’do kthehesh më”.
Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?
Vanesa: “Nëse shkon te nëna jote, edhe nëse ajo të lë apo diçka se jam e sigurt që ajo do të të lërë”, nuk e di ku e kishte këtë sigurinë, por thjesht tha “nuk kthehesh më”.
Ardit Gjebrea: Pra të mbylli derën.
Vanesa: Po, se të mbajta unë dhe nuk të pranoj nëse vjen pastaj prapë të më kërkosh ndihmë. E marr atë prokurën, marr pasaportën, shkoj te nëna e te gjyshi, bëj gati valixhen edhe takova njerkun, mamin, takova nënën dhe gjyshin.
Ardit Gjebrea: Shkove në itali?
Vanesa: Jo, nuk kam shkuar në Itali, thjesht u bëmë gai. Vendosim valixhen time në makinë. Lëviz dy hapa me makinë dhe ndalon makinën zotëria dhe i thotë mamit që “Alketa”, se Alketa quhet mami im biologjike, “shiko unë ndërrova mendje se unë s’mund ta marr vajzën tënde s’e unë si kam fëmijët e mi kështu që as vajzën tënde s’e marr dot, kështu që të lë të zgjedhësh o vajzën ose mua”. Ajo nuk e ka menduar fare, ta mendonte ose diçka apo të thoshte vajza direkt, thjesht tha “ty Shyqo” se Shyqo quhet burri i mamit tim.
Ardit Gjebrea: Ah, thashë se ishte italian.
Vanesa: Jo, jo shqiptar është por ka vite, kishte letra italiane. “Ty Shyqo” i thotë dhe më lë mua në mes të 4 rrugëve. I kam bërë gjërat me polici faktiksht se s’kisha ku të shkoja, shkova në polici, denoncova burrin e mamit, thashë që ai e dhunon mamin, këtë e shtova me thënë të drejtën se nuk e di a ishte e saktë ose e sigurtë por unë doja që doemos të isha me mamin sepse nuk kisha ku të shkoja.