“Burri yt më ngacmon” “Më ranë flokët nga depresioni, burri: E ke nga shpifjet e motrës tënde!

212
0

Bujarja është sulmuar disa herë me fjalë publikisht nga motra e saj për situatën ligjore që rëndon mbi të. Siç shpjegoi gjatë “Shihemi në Gjyq”, Bujarja dhe familja e saj kanë qenë 4 vite nën hetim sepse janë kryer transferta në shuma të mëdha parash nën emrin e saj në një hark kohor prej 7 ditësh.

Ajo mendon se e motra ka patur gisht në këtë ngjarje, por disa gjëra ende mbeten të paqarta. Moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea përpiqet të hedhë dritë mbi disa detaje.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi që motra është sjellë kështu me ty?

Bujare: Në vitin 2009 më thoshte mos i fol këtij, mos i fol atij se ky më ka thënë, ky më ka bërë, këtej e andej dhe ky i ka thënë burri jam unë, ajo grua është e imja dhe pas kësaj, burrin tim ka shkuar e ka denoncuar në polici sikur ky e ngacmon, nuk e lë rehat. Unë e njoh burrin tim kush është…

Eni Çobani: Lëre tani e njoh burrin tim, çfarë thotë motra? Motra thotë që e ngacmon burri jot.

Bujare: Po, ashtu ka thënë.

Eni Çobani: E ke ngacmuar motrën e…

Sabri: Çfarë është fatkeqësia jote nuk duhet të bëhet edhe fatkeqësia ime!

Ardit Gjebrea: O Sabri, më fal. Janë dy motra. Nuk mundet që njëra pa asnjë motiv t’i thojë tjetrës “burri yt më ngacmon”.

Sabri: Është munduar gjithsesi të na fusë në tokë familjarisht për së gjalli.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi? Pse?

Sabri: Xhelozia në muzikë.

Bujare: Ajo do që ne, familja jonë, kushdo qoftë, atë person që ajo nuk i flet që nuk i flet gjysmës së Laçit, mos t’i flasim as ne.

Ardit Gjebrea: Ky motiv më duket pak i pabazë.

Bujare: Jemi paraqitur në polici, ja ku është burri im dhe i ka thënë shefi i policisë zotëri i nderuar, “sot e sa të jesh gjallë numrit të Mide Aliut mos i bjer”. Ky është betuar që s’i ka rënë në jetën time asaj femre, nuk mban numër të saj.

Akuzat se ajo dhe familja e saj  merren me trafikim qeniesh njerëzore si dhe konflikti me bashkëshortin prej kësaj situate, kanë ndikuar edhe gjendjen shëndetësore të Bujares. Siç e ceku edhe bashkëshorti i saj, Sabriu në fillim të rubrikës së programit “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo është këngëtare. Por tashmë prej kohësh Bujarja nuk e ushtron më profesionin e saj dhe përjeton probleme të mëdha shëndetësore.

Bujare: Unë merrem me muzikë popullore, kam pasur edhe ofertë para Vitit të Ri për të ikur në Londër, më kishte mbaruar pasaporta dhe s’ika. Merrem me muzikë popullore, shkoj nëpër dasma, kam grupin tim në Kosovë, Shqipëri që merrem.

Eni Çobani: Pra juve lëvizni shumë, lëvizni vetëm  apo jo?

Bujare: Po, lëviz. U bënë 2 vjet që nuk kam lëvizur më nga këto thashetheme. Unë jam mbyllur në vetvete.  Para tre muajsh më kanë rënë krejt flokët nga depresioni,  i kam prerë komplet të shkurtra, më kanë dalë tani. unë jam me 5 insulina në ditë, me diabet shumë të rëndë.

Sabri: Ato fatkeqësi, ato shpifje e trillime që t’i ka bërë ajo motra jote të kanë shkaktuar atë gjendje që sot je me 4 insulina në ditë.