E rëndë/ 82 vjecari vret bashkëshorten e tij me shkop druri

252
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele në Përmet ku 82-vjeçari me Afroviti Peçi ka vrarë bashkëshorten e tij  Leonidha Peçi me shkop druri.

Sipas autoriteteve, shtetasja V.DH e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të moshuarve, ka gjetur në shtëpi të pa jetë dhe me shenja dhune gruan e 82-vjeçarit, shtetasen 80-vjeçare.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore, ata kanë zbardhur se  i moshuari ka goditur me shkop druri bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.

82-vjeçari ësht shoqëruar më pas në komisariatin e Policisë, ku bëhet me dije se ka qenë i proceduar më parë penalisht për vepren penale “Dhuna në familje”. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

‘Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë  në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje