Skip to content

E rëndë/ Shefi i sallës operative vetëvritet në banesë me armën e shërbimit

    E rëndë në Lezhë. Një punonjës i Policisë me detyrë shef i sallës operative Lezhë dyshohet se ka vrarë veten mesditën e djeshme.

    Ngjarja ka ndodhur në banesën 64-vjeçarit në fshatin Spiten, ndërsa ky i fundit ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

    Viktima shërbente prej vitesh në Drejtorinë e Lezhës dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme gjatë punës në Policinë e Shtetit.

    “Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë“- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore.