E rende/ i riu korçar gjendet i vetëvarur në dhomën e hotelit

942
0

Sarandë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte. 37-vjeçari Laçi Pirro, u gjet i varur nga punonjësja e hotelit. Ai kishte prenotuar dhomën e hotelit për tre ditë dhe sot duhej të largohej.

Policia njofton se aktin mund ta ketë kryer mbrëmjen e djeshme, por sot është gjetur i pajetë.Punonjësja e hotelit ka shkuar për të rregulluar dhomën dhe e ka gjetur 37-vjeçarin të varur, thotë policia.

Përveç shenjave që lë litari në fyt, viktima nuk kishte shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje