E trishte/ Ndahet nga jeta ne moshe te re gazetarja e njohur shqiptare

761
0

Eshte ndare nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi.

Gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit, njofton  Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës.

Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

“Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj” shkruhet mesazhin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.