“Tigri i një pasaniku sulmoi punëtorin shqiptar”, regjisorja italiane: Vdekja e tij nuk u raportua, ishte pa leje qëndrimi..

272
0

‘Rossosperanza’, një film i zhanrit dramë-komedi, i këtij viti, me regji të Annarita Zambrano, u shfaq në kinematë italiane këtë verë. Filmi flet për një histori të viteve ’90, në ngjarjet e të cilave kane perfshire si personazh edhe një të ri i pretenduar si shqiptar, i cili fatkeqësisht përfundoi viktimë e sulmit të një tigri, që mbahej nga një familje e pasur e Romës.

“Rossosperanza është përballja ime”, kështu e nis përshkrimin e saj Annarita Zambrano, për filmin e saj më të ri, i cili do të garojë në Festivalin e Filmit në Locarno. Regjisorja e filmit ka rrëfyer per ‘Corriere della Sera’ se pjesë e subjektit te filmit është dhe historia tragjike e një djaloshi shqiptar, personazh qe në filëm kujdesej per tigrin e një familje pasanikësh.

“Babai i një mikut tim kishte një kopësht zoologjik personal në shtëpi, ku mbante majmunë, papagaj, iguana dhe një tigër në një kafaz për të cilin kujdesej një djalë shqiptar. Nuk kisha parë kurrë një tigër nga afër. Unë isha 17 vjeç. Gjithçka duhet të bëja, ishte të shtrohesha. Quhej Gisella dhe ishte mjaft e bukur. Në vitin 1989, Gisella e bën copë e çikë, djaloshin shqiptar dhe ikën nga kafazi. Vdekja e tij, nuk u raportua kurrë, pasi ai ishte në Itali pa leje qëndrimi. Dhe në këtë kohë, babai i një mikut tim, dërgon njerëzit e tij për të kërkuar tigrin. Të nesërmen në televizion thonë se në Nomentana është parë një panterë. Të gjithë ne, ishim të sigurt se ishte tigri. Vetëm nëse në të njëtën ditë, në Romë ishin arratisur një tigër dhe një panterë. Në fund, ata e gjetën tigrin dhe e vranë. Pantera nuk u gjet kurrë, por u bë simbol i lëvizjes studentore. Ishte një keqkuptim në fakt. Simbol i kësaj lëvizje do duhej të ishte “Një tigër”.”- u shpreh regjisorja Annarita Zambrano.

‘Rossosperanza’ sipas regjisores është një film me një histori mjaft origjinale. Zena, Marzia, Adriano, Alfonso janë katë djem të cilët vijnë nga familje të pasura dhe bëhen së bashku në një prej klinikave më të shtrenjta, ku dërgoheshin prindërit të cilët kishin një sjellje shqetësuese.

Bëhet fjalë për periudhën gjatë vitit 1990, në Romë, midis shtresës së lartë të juristëve, politikanëve, sipërmarrësve e kardinalëve.

Vitet dhe ngjarjet e përjetuara nga vetë regjizorja, zemërimi dhe dëshira për përmbysje transmetohet tek personazhet dhe këtu shohim përballjen./ Corriere della Serra