“Merre dhe burrin për kafe”, prishet miqësia mes shoqeve, ajo qe zbulon më pas është shokuese..

478
0

Një zonjë në Myzeqe ka zbuluar se bashkëshorti ishte lidhur me shoqen e saj. Armani shpjegon për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se dy zonjat kishin miqësi me njëra-tjetrën, por sa herë vendosnin për t’u takuar, shoqja e saj i kërkonte të merrte me vete edhe bashkëshortin. Nga kërkimet, zonja mësoi se bashkëshorti dhe shoqja e saj takoheshin fshehurazi.

Armani: Dy zonja dinin shpesh me njëra-tjetrën për kafe, por njëra prej tyre u vu në dyshim sepse sa herë i kërkonte asaj zonjës që të dilte për kafe, i thoshte të merrte edhe bashkëshortin me vete se pastaj thoshte që të familjarizoheshin më tepër, të prezantoheshin me njëri-tjetrin.

Aldo: Ou, avash thuaji asaj.

Armani: Por këtu ka zbuluar që zonja thirrej për justifikim sepse në fakt zonja kishte lidhje me bashkëshortin e saj.

Aldo: Ashtu?

Armani: Po.

Aldo: E sigurt?

Armani: E sigurt sepse më pas ato zbuluan nga biseda që u bë se u bë pyetja normale që “ç’punë ke ti me bashkëshortin tim se ne jemi shoqe bashkë, dalim bashkë?” Dhe aty ka grumbulluar që nga fotot që ka gjetur në rrjetet sociale, duke parë që ishin shokë dhe duke zbuluar mesazhet që kishin shkëmbyer për takimet që kishin lënë, madje kishin shkëmbyer edhe numrin e telefonit dhe kishin lënë edhe lokacione të ndryshme që të takoheshin.