Dritat qe shfaqen para tërmetit në Marok dhe vende të tjera, ja çfarë thonë shkencëtarët

259
0

Raportime për “dritat e tërmetit” si ato që shihen në videot e filmuara pak para tërmetit shkatërrues në Marok ku humbën jetën rreth 2900 persona, datojnë që në Greqinë e Lashtë.

Këtë “shpërthime” të dritës me ngjyrë jeshile dhe të bardhë kanë konfuzuar prej vitesh shkencëtarët dhe ende nuk ka një sqarim se çfarë i shkakton ato. Por, një gjeofizikant në pension i cili ka punuar në Shërbimin Gjeologjik të SHBA, John Derr tha se ato janë padiskutim reale.

Ai tha se video e filmuar në Marok ishte e ngjashme me pamjet e kapura të sigurisë gjatë një tërmeti në vitin 2007 në Peru. Ndërsa një profesor fizikant, Juan Antonio Lira Cacho i cili ka studiuar fenomenin, tha se tani është më e lehtë të studiosh këto drita pasi vite më parë nuk ishte e mundshme si mungesë e teknologjisë dhe celularëve me kamer.

Sipas një kapitulli mbi fenomenin e bashkëautorizuar nga Derr dhe botuar në edicionin 2019 të Enciklopedisë së Gjeofizikës së Tokës së Ngurtë, dritat e tërmetit mund të marrin disa forma të ndryshme. Ndonjëherë ngjajnë me vetëtimat e zakonshme ose mund të jenë të ngjashme me aurorën polare.

Për të kuptuar më mirë dritat e tërmeteve, Derr dhe kolegët e tij mblodhën informacion mbi 65 tërmete amerikane dhe evropiane të lidhura me raporte të besueshme të dritave të tërmeteve që datojnë që nga viti 1600

Studiuesit zbuluan se rreth 80% e dukurive studiuara u vëzhguan për tërmete me magnitudë më të mëdhenj se 5.0. Në shumicën e rasteve, fenomeni u vëzhgua pak para ose gjatë ngjarjes sizmike dhe ishte i dukshëm deri në 600 kilometra nga epiqendra e lëkundjeve

Tërmetet, veçanërisht ato të fuqishme, kanë më shumë gjasa të ndodhin përgjatë ose në afërsi të zonave ku takohen pllakat tektonike. Megjithatë, studimi i vitit 2014 zbuloi se shumica dërrmuese e tërmeteve të lidhura me fenomene ndriçuese ndodhën brenda pllakave tektonike dhe jo në kufijtë e tyre.

Për më tepër, dritat e tërmetit kishin më shumë gjasa të ndodhnin në ose afër luginave të çara, vende ku – në një moment në të kaluarën – korja e tokës ishte shkëputur, duke krijuar një rajon të zgjatur fushor që shtrihet midis dy blloqeve më të larta të tokës.

Friedemann Freund, bashkëpunëtor i Derr dhe një profesor ndihmës në Universitetin e San Jose dhe një ish-kërkues në Qendrën Kërkimore Ames të NASA-s, ka dalë me një teori për dritat e tërmetit.

Freund shpjegoi se kur disa defekte ose papastërti në kristalet në shkëmbinj vihen nën stres mekanik, si për shembull gjatë ngritjes së streseve tektonike para ose gjatë një tërmeti të madh, ato çahen menjëherë dhe prodhojnë energji elektrike. Shkëmbi është një izolues që, kur stresohet mekanikisht, bëhet gjysmëpërçues, tha ai.

Freund shpreson se një ditë mund të jetë e mundur të përdoren dritat e tërmetit, ose ngarkesa elektrike që i shkakton ato, në kombinim me faktorë të tjerë, për të ndihmuar në parashikimin e afrimit të një tërmeti të madh.