Këngëtarja e njohur si Enca, Ruenca Haxhiaj, ka rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve, 28 vjeçarja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Në verandën e banesës së saj në periferi të kryeqytetit u gjetën 5 vazo ku ishin mbjellë hashash.
Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak.
Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës.
Banesa e këngëtares ndodhet në periferi të Tiranës në një vilë private.
Kontrolli i policisë në shtëpinë e saj është bërë pasi efektivët e Komisariatit Nr.1 kishin informacion në rrugë operative.